Lirohen të arrestuarit për vjedhjen e Katedrales në Korçë, ja shkaku sipas...

Lirohen të arrestuarit për vjedhjen e Katedrales në Korçë, ja shkaku sipas policisë

58
0
Shares

Policia ka liruar dy të arrestuarit, të dyshuarit për vjedhjen e katedrales në Korçë.

Mësohet se  Joni Cigare dhe Genci Arifi janë lënë të lirë për mungesë provash. Sipas policisë, nuk ka prova të mjaftueshme se janë ata që kanë kryer vjedhjen dhe kanë dhunuar katedralen.

Ndërkohë, pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve, vëllezër me precedentë kriminale.

Për këta të dyshuar do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes së objektit të kultit.

Kujtojmë se për vjedhjen e katedrales në 2 shtator, reagoi dhe Mitropolia e Shenjte, kleriket e se cilës e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë duke dënuar raste të tilla të cilat janë përsëritur disa herë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY