FOTO/’Vuçiç mos kalo’, protestuesit në Kosovë vendosin drunj në hyrje të Drenicës

FOTO/’Vuçiç mos kalo’, protestuesit në Kosovë vendosin drunj në hyrje të Drenicës

105
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se ditën e sotme do të vizitojë fshatin Banjë. Por disa protestues kanë filluar të marrin masa për të mos lejuar vizitën e tij.

Gazeta Express shkruan se banorët e Drenasit sot kanë krijuar një barrikadë me drunj e kamion magjistralen Skenderaj – Mitrovicë. Zona e njohur si pika Vojtesh është bllokuar e tëra për tejkalim, nga protesta e thirrur nga veteranët e UÇK-së të degës në Skenderaj.

Ata kanë vendosur kamion, drunj, vetura dhe gjësende tjera duke bllokuar rrugën që shkon për në fshatin Banjë të kësaj komune, në të cilin Vuçiçi do ta vizitojë nga ora 9:15.

Ata kanë dalë dhe me pankarta në duar, teksa shkruajnë ‘Vuçiç mos kalo”. Dhe forcat e policisë së Kosovës ndodhen aty në gatishmëri për ndonjë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY