FOTO/Mungesa e medikamenteve, QSUT e mohon, mesazhi i pacientit ‘e nxjerr’ zbuluar

FOTO/Mungesa e medikamenteve, QSUT e mohon, mesazhi i pacientit ‘e nxjerr’ zbuluar

70
0
Shares

Partia Demokratike denoncoi sot mungesën e faktorëve të nevojshëm në QSUT për kurimin e 300 pacientëve të prekur nga hemofilia.

Por, QSUT në një reagim të saj, mohoi të kishte mungesë medikamentesh duke i quajtuar akuzat e PD të pavërteta.

Faktori 7, 8 dhe 9 është shpërndare dhe vazhdon te shpërndahet për pacientet qe kane nevoje për te, sipas përshkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT”, thoshte QSUT në reagimin e saj.

Por, menjëherë pas kësaj, deputetja Orjola Pampuri ka bërë publiket mesazhet e pacientit i cili thotë se nuk e ka marrë medikamentin.

Si gjithnjë e vërteta dhemb, por kur e vërteta është në ndihmë të qytetarëve ajo duhet të përvëlojë. Faktet hedhin poshtë çdo iniciativë për të baltosur të vërtetën e të palarat që u dalin në shesh nga shëndetësia e dështuar e këtyre 5 viteve. Ja njëri prej pacienteve me hemofili i cili endet në mëshirë të fatit, duke kërkuar faktorin, që nuk mundet t’ia sigurojë QSUT. Shpresën e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, është e zënë me shpërndarjen e librave e raste të tilla nuk i vlerëson si prioritare. Edhe pse nuk është kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot është në dorë të koncensionarëve korruptive”, shkruan Pampuri në rrjetin social Facebook teksa publikon edhe mesazhin e dërguar.

FOTOT

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY