Vuçiç vizition sot Kosovën, mobilizohet policia

Vuçiç vizition sot Kosovën, mobilizohet policia

66
0
Shares

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një konferencë për media tha se do të vizitojë sot Republikën e Kosovës.

“Unë nesër do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë,”-tha Vuçiç të premten.

Vizitën e tij, Vuçiç do ta vazhdojë të shtunën në Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Për këtë vizitë ka folur edhe ka folur edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për pjesën veriore në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se e gjithë siguria varet mbi Policinë e Kosovës.

“Policia i ka detyrat e saj, sigurimin e levizjes, përcjelljes. Krejt përgjegjësia e sigurisë bie mbi Policinë e Kosovës do të thotë përcjelljen që nga momenti i hyrjes në pikën kufitare, sigurimin e rrugës, lokacionin ku do të shkojë, vendet që do t’i vizitojë”, ka thënë ai.

Sipas tij në liqenin e Ujmanit, Vuçiç pritet të arrijë në orën 14:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY