Përjashtimi i deputetit të Lezhës, Vasili: Rama një gropë septike parimesh dhe...

Përjashtimi i deputetit të Lezhës, Vasili: Rama një gropë septike parimesh dhe morali

50
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kreut të PS Rama për të përjashtuar si anëtar të grupit parlamentar socialist një deputet që kërkoi protesta kundër qeverisë dhe krimit që ka pushtuar vendin..

Vasili shprehet se -“Sot Rama vitit 2018, që jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur një deputet nga të tijtë vetem thotë ca të verteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje, që i di i madh e i vogël në Shqipëri dhe janë në çdo tavolinë në Berlin, Bruksel dhe Uashington, ky e përjashton atë që foli, ndërsa ky vetë kthehet në një kasap që hungërin e që do ta coptojë dhe zhdukë me çdo kusht të vertetën”

POSTIMI I VASILIT:

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit.

Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij,kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington,ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY