Vjehrri i të vrarit ne Memaliaj: Pati një konflikt për vjedhje hashashi,...

Vjehrri i të vrarit ne Memaliaj: Pati një konflikt për vjedhje hashashi, ishte goditur në krahun e majtë

159
0
Shares

Vjehrri i Alket Muhos i vrarë dje në fshatin Rabije të Memaliajt tregon se si e mori vesh lajmin e vrasjes së dhëndrit të tij. Ai thotë se nuk ka qenë i dënuar asnjëherë dhe nuk kishte probleme të tjera përveç debatit me një të moshuar në zonë për një rrugë kalimi. Riza Ardita tregoi edhe se si e gjeti dhëndrin në momentin që ishte vrarë.

Vjehrri: Na mori çupa në telefon dhe kur vjen këtu e gjen të vrarë. Na njoftuan ne. E kishin vrarë. Ka ndodhur dje në orën 11. Konflikt kishte me një gjitone plakë atje për rrugën.

-Ku jetonte? 

Vjehrri: Katër vjet këtu. Merrej me dhenë. Ka nja 50 kokrra dhenë. Bënin ndonjë dru.

-Ka disa të dhëna se ai mund të jetë vrarë pasi ka treguar për parcelat me hashash.

Vjehrri: Gënjeshtër. Parvjet e kishte shok atë që u kap me hashash. U zunë pasi tha se i kishin vjedhur hashashin.

-Vajza kishte pasur shqetësime?

Vjehrri: Jo! Jo! Asnjëherë.

-Keni dyshime kush mund ta ketë vrarë?

Vjehrri: Nuk di gjë. Ishte goditur në krahun e majtë. Syrin nuk e kishte fare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY