Tre shtetas bullgarë dhe një australian kapen në kufirin shqiptar me drogë

Tre shtetas bullgarë dhe një australian kapen në kufirin shqiptar me drogë

65
0
Shares

4 shtetas të huaj janë arrestuar këtë të premte nga policia në Qafë Thanën gjatë një kontrollit të autoriteteve kufitare.

3 shtetas bullgarë dhe një australian janë kapur me rreth 10 doza kanabis me vete.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Seksioni për narkotikët

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur rastet e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në doza të vogla, kanë konstatuar dy raste si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve belg dhe procedimi penal në gjendje të lirë i një shtetasi australian konkretisht:

H. Gh., 22 vjeç, Q. R., 20 vjeç dhe R. K, 22 vjeç, të tre banues në Belgjikë.

Pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjetën e sekuestruan 8 (tetë) doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. P., 23 vjeç, banues në Australi, i cili udhëtonte me një autobus të linjës Tiranë – Gostivar pasi nga kontrolli trupor iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY