Reagimi i deputetit për simbolet kombëtare: Shtet karagjoz, institucione që shkelin Kushtetutën

Reagimi i deputetit për simbolet kombëtare: Shtet karagjoz, institucione që shkelin Kushtetutën

74
0
Shares

Deputeti dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama ka vënë në fokus të reagimit të tij atë që disa institucione bëjnë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, konkretisht simbolet kombëtare.

Në një status në rrjetin e tij social, Rama shprehet se në kundërshtim me ligjin, ndodh të kemi disa variante të stilizuara të simboleve kombëtare dhe që përdoren nga disa prej institucioneve, ku varianti më skandaloz, sipas tij, është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shqiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë.

Reagimi i plotë:

 Shtet karagjoz!

Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore!

Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”.

Sepse ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar , formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshtim me përcaktimet e ligjit!

Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institucioneve tona, ku varianti më skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shqiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë!

Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY