I ashpër dhe plot me kritika, Rama: Nuk kemi banda, kemi rrugeçër,...

I ashpër dhe plot me kritika, Rama: Nuk kemi banda, kemi rrugeçër, do ti godasim …

64
0
Shares

Gjatë Asamblesë së sotme të Partisë Socialiste, Edi Rama ka folur me tona të ashpra dhe nuk i ka kursyer kritikat për ministrat, kryetarët e bashkive apo dhe anëtarëve të partisë që ai drejton.

Më në fund, kryeministri Rama ka pranuar disa të vërteta për të cilat ka heshtur. Ai ka thënë se Partia Socialiste është larg të qënit ajo parti që ai dëshiron.

Në fjalën e tij ai ka thënë se shumica e drejtuesve të PS në territor kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.

Është larg. Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para. Është larg sfidave të komunikimit dhe ndërmjetësimit me ata që na kanë besuar dhe madje pa e tepruar mund të thuhet se shumica e drejtuese  tanë në territor e kanë braktisur detyrën e kryetarit të PS dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme dhe bie ndesh me luftën tonë për ta çuar tepsinë për skrap”- është shprehur Rama.

Gjithashtu ai tha se askush nuk u ka kërkuar krerëve të PS në territor të jenë shefa kuadri duke thënë se është e pamundur të takosh krerët e PS dhe të mos kesh bidsedë tjetër vecse punësimet në shtet.

Në vazhdim të fjalës së tij Rama foli edhe për bandat kriminale në vend. Sipas tij kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht e pastaj me elementë të tjerë të rrezikshëm dhe pse shifrat e vrasjeve janë alarmante dhe këtu po dalin fakte të reja që vërtetojnë se shtetin e kanë kapur bandat kriminale.

Flitet për banda por kemi të bëjmë më rrugeçër. Kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht e pastaj me element të tjerë më të rrezikshëm. Këta duhet të humbasin autoritetin që kanë në rrugët e qyteteve.

Mezi pres t’i shoh aty ku e kanë vendin. Një gjë duhet të kemi të qartë, nuk mjafton polica duhet dhe Prokuroria dhe Gjykata. Në Shkodër kemi shumë më pak se gjysma e vrasjeve krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë drejtimit të tyrë. Shqetësimi nuk janë shifrat por është domosdoshmëria për veprim.” ka thënë mes të tjerash Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY