E ekzekutuan se tregoi për parcelat e kanabasit, policia jep detaje: Dy...

E ekzekutuan se tregoi për parcelat e kanabasit, policia jep detaje: Dy të arrestuar …

163
0
Shares

43 vjeçari Alket Muhaj u ekzekutua me armë vetëm se denoncoi 10 ditë më parë tek policia parcelat e kanabasit në zonën ku ai jetonte.

Ndërkohë kanë dalë detaje të tjera në dritë nga kjo vrasje ditën e djeshme në fshatin Rabije në Memaliaj.

Mësohet se deri tani policia ka arrestuar si të dyshuar për ngjarjen shtetasit K.C 59-vjeç dhe A.K. 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë.

Por ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dhe 6 persona të tjerë.

Sipas burimeve të tjera, mësohet se viktima u qëllua 7 herë me kallash nga disa autorë profesionistë, por policia bën me dije se ka gjetur vetëm një gëzhojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY