Gazetarja Klodiana Lala: Kam dyshime, ia kam thënë prokurorisë

Gazetarja Klodiana Lala: Kam dyshime, ia kam thënë prokurorisë

94
0
Shares

Personat që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala kanë përfituar edhe nga rrëmuja e një dasme që po zhvilohet në lagje atë natë, në mënyrë që të kryenin krimin pa rënë shumë në sy.

Gazetarja e kronikës dha disa detaje të reja sonte në opinion në lidhje me sulmin ndaj shtëpisë së prindërve dhe pikërisht në dhomën ku flinin dy vajzat e saj.

Ndër të tjera Klodiana ka thënë se nuk është e frikësuar nga ajo që ndodhi, por sigurish shumë e tronditur.

Ajo është shprehur se nuk di se “kujt t’ia vendosë gishtin për këtë sulm”, pasi në dy vitet e fundit është marrë me disa çështje delikate, por ka kërkuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga shteti.

“Më pyeti vajza, “mami pse na qëlluan me armë”, çfarë përgjigje t’i jap? Këtë përgjigje duhet ta japë shteti. Unë për ato dy vajza jetoj, nëse do t’u kishte ndodhur gjë, çfarë do të bëja unë pastaj… Dyshimet e mia ia kam shprehur të gjitha Prokurorisë”, është shprehur ajo e prekur.

“Kjo është një ngjarje që duhet të zgjidhet, jo se më ndodhi mua, që mbuloj institucionin e Prokurorisë, por do duhet të zbardhet për t’i dhënë kurajë të gjithë gazetarëve, sepse ne kemi gazetarë që janë larguar për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Shpeshherë gazetarët, kryesisht të kronikës, i kanë zgjidhur privatisht këto çështje dhe kërcënime”, u shpreh Klodiana Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY