Vetëvrasja e shqiptarit në Gjermani, deputeti: Kthimi në Shqipëri, më e rëndë...

Vetëvrasja e shqiptarit në Gjermani, deputeti: Kthimi në Shqipëri, më e rëndë se vdekja

227
0
Shares

Ditën e sotme u raportua se një shqiptar i cili kishte shkuar në Gjermani për një jetësë më të mirë, u vetëvra kur mësoi se duhej të kthehej në atdhe, në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Berat Jasanin, të cilit i ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani dhe u hodh nga ura kur dëgjoi këtë lajm. Shoqëria gjermane ndjehet përgjegjëse për këtë ngjarje të rëndë dhe do të zhvillojë një homazh-protestë.

Në një mesazh të fundit në whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar. Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar.

Lidhur me këtë ngjarje, deputeti Luçiano Boçi shkruan se Berati ishte një njeri që vrau veten duke e ditur se çfarë e priste po të shkelte sërish në vendin e tij.

”U vetëvra sepse kthimin këtu, “në vendin ku i ka rënë koka”, e konsideronte më të rëndë se vdekjen. Berati ishte më i qartë ndonëse nga larg, për situatën këtu.

Sepse në Gjermani nuk shihte atë propagandën e shpifur, që bën cdo ditë Rama, për ekonomi në rritje, për drejtësi të drejtë, për shëndetësi falas, arsim elitar e më the e të thashë.” shkruan  Boçi në facebook.

Lexoni të plotë reagimin e deputetit.

VETËVRASJA E NJERIUT

Në morinë e ngjarjeve kriminale, një vetëvrasje është fatkeqësisht thjesht një lajm mbushës. 
Aq më tepër kur vetëvrasjet janë bërë aq të shpeshta sa tragjikja që ato transmetojnë është shndërruar në një përjetim social pothuaj prozaik. 
Është futur tashmë në rendin e gjerave të zakonshme. Nuk bën çudi e as shkakton reaksion.
Berat Jasani ishte një NJERI, emigrat shqiptar në Gjermani. Familjar dhe i përkushtuar, por u refuzua të qëndrojë atje.
Vendosi të vetëvritej në dëshpërim e sipër, për shkak se e detyruan të kthehej në atdhe, në Shqipëri.
Shoqëria gjermane atje ndjehet përgjegjëse dhe ka vendosur të organizojë një homazh-protestë.
Po ne?!
A ka përgjegjës këtu për aktin e tij?
A ka revoltë më ulëritëse se vetëvrasja?
A ka më pasqyrë të qartë, se si është situata në vendin tonë, përtej mijëra akuzave të vërteta e furçave të gënjeshtrave, se sa vetëflijimi i tij dhe i të tjerëve si ai?!
Berati kreu një akt ekstrem dhe nuk është i vetmi.
U vetëvra sepse kthimin këtu, “në vendin ku i ka rënë koka”, e konsideronte më të rëndë se vdekjen.
Berati ishte më i qartë ndonëse nga larg, për situatën këtu.
Sepse në Gjermani nuk shihte atë propagandën e shpifur, që bën cdo ditë Rama, për ekonomi në rritje, për drejtësi të drejtë, për shëndetësi falas, arsim elitar e më the e të thashë.
Sepse e dinte që këtu e priste pasiguria e punës, e jetës dhe mbi të gjitha e ardhmes së fëmijëve.
Ndërsa përgjegjësi kryesor del foto me Ronaldon, udhëton me çarter, shkon për një ndeshje basketbolli dhe në “filifistun”, tall e qeshet me njerëzit.
Shqiptarët ndërkohë ikin për të mos kthyer kokën pas si shpëtimin e vetëm.
Luftojnë me dëshpërimin e rikthimit që e quajnë më të rëndë se vdekjen.
Deri kur do ta lejojmë kllounin në krye të vazhdojë të na shesë këtë teatër makabër, për koncert rroku?!
Gjermanët do protestojnë!
Ne duhet të revoltohemi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY