LAJM I FUNDIT/Plagosje me armë zjarri në Lezhë, autori arratiset

LAJM I FUNDIT/Plagosje me armë zjarri në Lezhë, autori arratiset

91
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Mësohet se është plagosur një person me armë zjarri tek Ura e Prekanit në Lezhë.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije vetëm që personi i plagosur është transportuar për në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Personi i cili e ka plagosur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe priten të zbardhen detaje të tjera lidhur me motivin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Lezhë

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY