EMRAT/Arrestohen hajdutët e Katedrales në Korçë, njëri prej tyre përdorues i heroinës

EMRAT/Arrestohen hajdutët e Katedrales në Korçë, njëri prej tyre përdorues i heroinës

142
0
Shares

Janë arrestuar dy nga grabitësit e dyshuar për vjedhjen e Katedrales në qendër të qytetit të Korçës.

Sipas policisë,Genci Arifi 40 vjeç dhe Joan Cigarja 23 vjeç, janë dy autorët e dyshuar.  Ndërsa policia ka shpallur një kërkim një person të tretë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e katedrales mbrëmjen e së dielës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari Joan Cigarja është dhe përdorues i heroinës.

Grabitësit kanë hyrë në Katedrale duke u sjellë si besimtarë për të ndjekur meshën e së dielës. Ata qëndruan gjatë gjithë natës brenda derisa të mos kishte asnjë njeri duke vëzhguar dhe rojen.

Më pas grabitën arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë. Vlera të cilën vodhën ishte 200 mijë lekë të vjetra, një shumë parash e cila ishte mbledhur për njerëzit në nevojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY