DETAJE/Sherri mes shqiptarëve në Itali, viktima ishte babai i dy fëmijëve

DETAJE/Sherri mes shqiptarëve në Itali, viktima ishte babai i dy fëmijëve

75
0
Shares

Mediat italiane kanë bërë me dije se kush është shqiptari i cili humbi jetën pasi u rra barbarisht nga një shqiptar tjetër gjatë një sherri në Itali. 

Ai është Arben Kola, 32 vjeç dhe është babai i dy fëmijëve. Kola mësohet se humbi jetën në spital ditën e sotme pas një sherri që kishte nisur në një lokal.

Ngjarja ndodhi në zonën e Chiari-t, në krahinën e Breshias.

Shqiptari tjetër që e rrahu për vdekje është një 26-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në mëngjes nga karabinierët dhe pse u përpoq të arratisej.

32-vjeçari mendohet vdiq pasi i ra koka në trotuar pas zënkës që nisi jashtë një lokali, por autoritetet italiane janë duke punuar për të zbardhur gjithë shkaqet dhe motivet që çuan në këtë situatë tragjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY