Vrasja e biznesmenit në Shkodër, flasin shokët që e shoqëronin: “U hodhëm...

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, flasin shokët që e shoqëronin: “U hodhëm në shkurre, menduam se…”

161
0
Shares

Teksa mbeten ende mister arsyet e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, pasditen e së shtunës së 1 shtatorit, të pakta janë edhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë.

Ferracaku po kalëronte në rrethinat e qytetit bashkë me dy persona të tjerët, të cilët kanë deklaruar se sapo kanë dëgjuar të shtënat janë hedhur në shkurre për t’u fshehur dhe për të ikur.

“Menduam se ashtu ka bërë edhe Ferracaku. Nuk e kemi parë autorin në fytyrë”, kanë deklaruar dy dëshmitarët, sipas të cilëve, vdekjen e 31 vjeçarit e kanë kuptuar më pas kur kanë vënë re se nuk është bashkuar me ta, informon gazetari i Ora News në Shkodër.

Viktima në momentin e ngjarjes është qëlluar me plumb në kokë, çka autori e ka ditur që shanset për të mbijetuar kanë qenë thuajse zero. Përveç gëzhojave, nuk është gjetur asnjë provë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka rezultate konkrete të hetimeve për vrasjen që i ngjason atyre vrasjeve të karakterit mafioz, ku autorët humbasin mirë gjurmët.

Vrasja e Ferracakut e çon në pesë numrin e të vrarëve pa autorë në qytetin verior të Shkodrës në harkun e dy muajve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY