Shqiptari hajdut me master në Itali, zbulohet jeta e luksit me të...

Shqiptari hajdut me master në Itali, zbulohet jeta e luksit me të dashurën ruse

80
0
Shares

”Dr.K” ishte nofka me të cilën thirrej shqiptari me master i arrestuar dy ditë më parë në Itali.

Janë mësuar detaje të reja arrestimi i 26 vjeçarit të dyshuar për një seri vjedhjesh në provincën e Lombardisë.

I lindur në Durrës, ai kishte emigruar herët për në Itali dhe jetonte vetëm.

Ai ishte kthyer njëherë në Shqipëri në vitin 2016 nga autoritetet italiane. Gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 4 mijë euro, para kesh. Edhe pse kishte mbaruar një master në Universitetin e Bocconit, ai jetonte mes luksit.

Çfarë kishte vjedhur shqiptari dhe  si jetonte

Mediat italiane shkruan se shqiptari kishte një të dashur ruse, 39 vjeçe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Shqiptari bënte festa dhe pushime në Kosta Smeralda, ndërkohë që sendet e gjetura në apartamentin e marrë me qira prej tij, janë të një çmimi shumë të lartë.

Dr. K e ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por një djalë i heshtur. Në muret e apartamentit të tij u gjetën plot 16 piktura me vlerë.

Dr.K, sipas detajeve që ka dhënë policia italiane është një mashkull elegant, me një fytyrë të pastër e të bukur, i hijshëm dhe me mirësjellje. Ai kishte krijuar një jetë sociale, nga darkat me miqtë, tek pushimet e luksit me të dashurën e tij ruse, që siç është shprehur ajo në polici, shqiptari i ka paguar të gjitha.

39-vjeçarja, ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë se Dr.K ishte hajdut. “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Ai kishte shumë ora, bizhuteri ari, antike, libra dhe diplomë të lëshuar nga Bocconi.”-mësohet të ketë thënë ajo para hetuesve, bën me dije “Report”.

Në listën e sendeve të vjedhura nga shqiptari, janë gjetur 2 lapsa Cartier, 3 Mont Blanc, 4 Parker dhe 2 Waterman; 2 orë Rolex dhe një Pequignet; një çakmak Cartier; 4 iPhone; 2 iPad dhe 3 palë syze dielli Persol.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY