Me kokainë e mijëra euro nën dyshek, arrestohen të rinjtë shqiptarë

Me kokainë e mijëra euro nën dyshek, arrestohen të rinjtë shqiptarë

77
0
Shares

Dy të rinj shqiptarë përfunduar dje pasdite në prangat e policisë italiane në Valdichiana për posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli rutinë, karabinierët vunë re një makinë të dyshimtë që bënte lëvizje të çuditshme. Pas një ndjekje të shkurtër, u ndalua makina ku udhëtonin shqiptarët 26 dhe 28 vjeçar, të cilët shfaqën nervozizëm dhe shqetësim.

Kjo bëri që policia të ushtronte kontroll të imtësishëm brenda makinës, duke gjetur një zarf me 22 doza kokainë, gati për t’u trafikuar. Lënda narkotike ishte fshehur nën kamjen e makinës.

Gjithashtu u gjetën edhe 570 euro, në kartëmonedha të formave të ndryshme.

Gjatë kërkimit të mëvonshëm në shtëpi, policia gjeti edhe 5.750 euro të tjera, të fshehura nën dyshek, sigurisht të ardhura nga veprimtaria e shitjes së drogës.

Materialet paraprake ndaj tyre janë dërguar në Gjykatën e Rrethit të Arezzos

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY