Deputeti nxjerr foton që flet më shumë se Rama: Kur PS votonte...

Deputeti nxjerr foton që flet më shumë se Rama: Kur PS votonte kundër librave falas

75
0
Shares
Votimi kunder per librat falas Burimi: Luçiano Boçi

Teksa Edi Rama vizitoi sot një familje në Tiranë, së bashku me ministren Nikolla, për të dhënë libra falas, deputeti Luçiano Boçi, ka kujtuar një situatë jo shumë të këndshme e cila zbulon sjelljet kontradiktore të kryeministrit.

Propozimin për tekste shkollore falas, e ka bërë partia demokratike në shkurt të 2018, ndërsa propozimi i PD me urdhër të Ramës  u hodh poshtë me kartona dhe u shoqërua me përplasje në sallë.

Deputeti ka bashkangjitur dhe foton ku tregohet se qeveria dhe anëtarët e saj votuan kundër propozimit të PD, ndërkohë që sot ushqejnë propogandë duke cënuar dhe rrezikuar të ardhmen e fëmijëve.

Postimi i plotë

FOTO QE FLET ME SHUME SE RAMA
Tekstet falas që nuk janë sot aq falas, por me qera, Rama po i mvesh me aq propagandë, sa ta shpif.
Qartë dhe saktë propozimi ligjor për tekste falas, për të gjithë sistemin parauniversitar, u bë nga Partia Demokratike në seancën e dt 1 Shkurt 2018.

Propozimi ynë nuk ishte as me kthim, as me fshirje me gomë, as me pagesë në rast dëmtimi, por pastër dhe drejt; dhënie tekstesh pa pagesë për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, siç e kanë vendet me arsim të përparuar në Rajon e Europë.
Propozimi ynë me urdhër të Ramës, për turpin e tij dhe atyre që votuan kundër, u hodh poshtë me kartona, siç e jep fotoja dhe u shoqërua me përplasje në sallë.

I vënë me shpatulla pas murit nga opinioni publik, Rama u deturua të bëjë një lëshim, për tekste “në përdorim” për klasat 1 deri në 4.
Sot bën sikur harron dhe përpiqet të na shfaqet si bamirës dhe vizionar.
Uria Hipi, personazhi simbol i famshëm i intrigës, do ndjehej shumë inferior përballë hipokrizisë së Ramës.

Foto e momentit të votimit kundër, flet më mirë se mijëra zbukurimet e Ramës për tekstet.
Ajo dëshmon se Rama mbetet ai që është:

Kryeministri që shkatërron falas, madje me kosto në kurriz të tyre, me krim, pasiguri, me korrupsion, cdo ditë të ardhmen e fëmijëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY