VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me tre të plagosur, ja çfarë ka...

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me tre të plagosur, ja çfarë ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës

151
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kavajë – Durrës, pranë “Shkëmbit të Kavajës”. Mësohet se tre automjete janë përplasur, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona që udhëtonin në njërën nga makinat.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja duket se njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

“Rreth orës 20:20 në autostradën ‘Kavajë – Durrës’, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët po udhëtonin me një prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradën Kavajë – Durrës, dhe uniformat blu po punojnë për normalizimin e situatës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY