Tritoli në Laç, pronari i lokalit kërcënon me armë gazetarët

Tritoli në Laç, pronari i lokalit kërcënon me armë gazetarët

88
0
Shares
foto ilustruese

Lokali të cilit i kishin vendosur një sasi tritoli ishte në pronësi të shtetasit Llesh Buruku. Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 1 e 30 gjatë natës.

Mësohet së fundmi se Buruku ka kërcënuar gazetarët të cilët kanë shkuar në vendngjarje, për të marrë detaje lidhur me ngjarjen. Ai ka kërkuar që ngjarja  të mos transmetohej në asnjë media, pasi ai nuk do e lejonte.

Buruku mësohet se ka pasur një armë në dorë me të cilën ka kërcënuar gazetarët që të mos afroheshin pranë lokalit të tij.

Në vendngjarje sipas gazetarit të Fax News, nuk ndodhej asnjë efektiv i policisë, dhe ata janë detyruar që të komunikojnë personalisht me shefin e policisë në Laç, i cili iu është përgjigjur se ishte me leje.

Menjëherë sapo është bërë publik lajmi, shefi i komisariarit ka telefonuar gazetarin.

Ja çfarë ka thënë gazetari i Fax News:

 ‘’Në mëngjes shkuam të filmonim, shkuam në mënyrë njerëzore fillimisht, duke uruar që ngjarja të mos përsëritej, ju prezantuam. Në ato momente zotëria tha që kjo nuk do dalë në media, nxorri telefonin dhe i bëri foto makinës, më pyeti për emrin. ‘’Po e pashë në media do kemi punë bashkë tha’’.

 Më ra telefoni dhe nxori pistoletën nga brezi, dhe donte që të ma merrte. Erdhën ca miq të tij dhe i bllokuan armën, i rashë disa herë shefit të policisë së Laçit dhe nuk u përgjigj, pasi i dërguam sms-në për gjendjen, ai na u përgjigj ‘’jam me leje, të fala’’. Se kujt ti bëja të fala unë, atij që më nxori pistoletën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY