EMRAT/Policia i gjen kanabis në trup, arrestohet i riu grek bashkë me...

EMRAT/Policia i gjen kanabis në trup, arrestohet i riu grek bashkë me një shqiptar

61
0
Shares

Policia kufitare e Korçës ka arrestuar  dy shtetas pasi u kapën me drogë.

Sipas policisë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve Stylianos Chiropoulos, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe Astrit Elezi, 27 vjeç, gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY