VIDEO/PD: Qeveria vjedh ndihmën ekonomike për luks, ja sa miliona lekë janë...

VIDEO/PD: Qeveria vjedh ndihmën ekonomike për luks, ja sa miliona lekë janë shpërdoruar

77
0
Shares

Lealba Pelinku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, ka mbajtur një deklaratë nga selia blu, teksa thotë se për 5 vjet kryeministri Rama ka shpërdoruar miliardë lekë të marra borxh nga FMN duke i kthyer në bojë për fasadë duke rritur kështu dhe borxhin publik.

Pelinku thotë se grabitja nga korrupsioni thellohet teksa vetëm në vitin 2018 qeveria Rama ka shpenzuar 25 milion euro për blerje apo qera makinash për zyrtarët.

Që prej vitit 2014, kjo vlerë shpenzimesh luksi kap vlerën prej 61.2 milion euro. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Pelinku thotë se AKU ka shpenzuar nga buxheti i tij 88 milion lekë për një limuzinë, ndërkohë që agjensia shqiptare e turizmit ka shpenzuar 100 milion për një automjet të vetëm. Dhe këto nuk janë të vetme institucione që abuzojnë me paratë e shqiptarëve.

Në 8 muaj 20 miliardë lekë u janë hequr shqiptarëve për të plotësuar luksin e qeverisë Rama, për të udhëtuar si turistë luksi nga një vend në tjetrin. 113 milionë lekë blen kuvendi për makinat e shtrenjta dhe nuk ka lekë për të dëmshpërblyer të persekutuarit.

Partia Demokratike do të hartojë një legjislacion që i jep fund grabitjes së qytetarëve me të ardhur në pushtet./K.Balliu

Lealba Pelinku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, konferencë për shtyp në selinë e PD-së.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 2 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY