VIDEO/Italia përfshihet nga përmbytje të mëdha, rrugët e Veronës mbushen plot me...

VIDEO/Italia përfshihet nga përmbytje të mëdha, rrugët e Veronës mbushen plot me ujë

295
0
Shares

Stuhitë e ashpra dhe shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje të mëdha në pjesën veriore  Italisë, duke i lënë makinat dhe çdogjë tjetër në rrugë brenda në ujë. Shirat kanë qënë të shumtë në provincën e Veronës.

Videot nga qyteti i Negrar tregojnë si automjetet lundrojnë në ujë, ndërsa videot e shpërndara në mediat sociale nga ana e banorëve tregojnë se makina përpiqen të vozisin nëpër rrugët e përmbytura.

Sipas mediave lokale, linjat telefonike spitalore përkohësisht janë me defekt si pasojë e motit të ashpër dhe një gjendje alarmi mbetet në vend. Autoritetet në Negrar kanë ngritur një qendër emergjente dhe linjë ndihme për të ndihmuar ata që janë prekur nga përmbytjet, megjithëse nuk janë raportuar persona të humbur apo lëndime.

Ndërkohë, kryebashkiaku Roberto Grison u kërkon banorëve të marrin masa paraprake shtesë ndërsa shiu vazhdon të bjerë. Janë duke u bërë përpjekje për të shkarkuar ujin nga zonat e përmbytura dhe për të hequr materialet e mbetura të mbetura nga përmbytja.

Burimi:RT

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY