Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe “i tregon...

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe “i tregon dhëmbët”

77
0
Shares

Ngjarjet e fundit kriminale në vend, ka bërë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të mbledhë drejtuesit e lartë të policisë. Referuar dy ngjarjeve të fundit, ajo në Shkodër ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, por edhe sulmi me armë zjarri në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, Xhafaj ka kërkuar zbardhjen e tyre.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se Xhafaj ka mbledhur në një takim në Ministrinë e Brendshme drejtuesit e lartë të policisë në vend me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se nëse nuk ka zbardhje të ngjarjeve të fundit kriminale, atëherë ata do largohen nga detyra.

Ministri inkurajoi për veprime hetimore policore të thelluara dhe bashkepunim intensiv me Prokurorinë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY