Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit në Shkodër: U vra gabimisht, nuk...

Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit në Shkodër: U vra gabimisht, nuk ishte ai objektiv

289
0
Shares

Mësohen detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit Arjan Ferracuku ditën e djeshme në zonën e Livadhes, në Shkodër. Informacionet e fundit që mësohen, ndryshojnë dinamikën e vrasjes së biznesmenit.

Burimet nga policia bëjnë me dije se biznesmeni 30-vjecar u vra gabimisht pasi nuk ishte ai objektivi. Teksa ishte duke kalëruar, ai është qëlluar gabimisht,pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të.

Gjithashtu mësohet se autori i vrasjes i fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Ferracaku mbeti i plagosur, por duke qënë se e pa kush qëlloi, autori qëlloi sërish mbi të me kallashnikov duke e lënë të vdekur.

Sipas BallkanWeb, 30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm. Ndërkohë miku i ngushtë dhe djali i xhaxhait ndaj të cilëve është qëlluar gjithashtu me breshëri automatiku janë marrë në mbrojtje nga policia.

Ata kanë shpëtuar mrekullisht dhe janë mbajtur thuajse 12 orë në komisatariatin e Policisë Shkodër, si deshmitarë kyç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY