Mjekët psikiatër japin alarmin: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin tek...

Mjekët psikiatër japin alarmin: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin tek të rinjtë

130
0
Shares

Mjekët psikiatër e lidhin shtimin pacientëve të prekur nga stresi dhe depresioni më pasiguritë në tregun e punës, sidomos tek të rinjtë. Përballë shpeshtësisë për raste të tilla, mjekët psikatër thonë se fatmirësisht është rritur ndërgjegjësimi për të trajtuar në kohë këto probleme.

Pasiguria në vendin e punës pas përfundimit të studimeve dhe varësit ndaj lojërave të fatit e drogave kanë rritur ndjeshëm faktorët stresantë te të rinjtë. Mjekja psikatre Dr. Arjana Rrelli tha se ajo që ka ndryshuar kohët e fundit është ndërgjegjësimi më i lartë për tu trajtuar.

“Janë rritur faktorët stresantë, pasiguria në vendet e punës. Pamundësia për të gjetur vende pune, por edhe konfliktet brenda familjes rrisin nivelin e stresorit, gjë që i çon personat në rritje të nivelit të ankthit, gjë e cila duke iu bashkangjitur edhe informimit që kanë njerëzit dhe duke u gjendur në armatën e njerëzve që vuajnë ankth ke më pak komplekse për të kërkuar ndihmë, ka sjellë prurje më të mëdha”, shprehet Arjana Rreli.

Stresi dhe depresioni janë problemet më të shpeshta shëndetësore që nuk po njohin limitet moshe.

Studimet kanë treguar se 1 në 4 persona janë të prekur nga stresi, ankthi apo depresioni që përfshin në grup sëmundjet e shëndetit mendor, ndërsa 1 në 3 adoleshentë në shkollat e Tiranës shfaqnin simptoma të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY