FOTO/Zhduket shtetasi kosovar në Durrës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

FOTO/Zhduket shtetasi kosovar në Durrës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

62
0
Shares

Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një shtetasi nga Kosova, i cili kishte ardhur dje për pushime në Durrës, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Sipas policisë, Skender Rama 55 vjeç, ka dalë nga hoteli në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Për këdo që ka informacion policia ka vënë dhe një numër telefoni në dispozicion.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY