VIDEO/Interi arrin fitoren e parë, shënon ai që prisnin të gjithë

VIDEO/Interi arrin fitoren e parë, shënon ai që prisnin të gjithë

45
0
Shares

Interi më në fund e ka gjetur rrugën e fitores, pasi e mposhti Bolognën bindshëm në Serie A të shtunën.

Skuadra e Luciano Spallettit, që po vinte nga një humbje në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Sassulos dhe barazimit tronditës ndaj Torinos duke çuar dëm epërsinë prej dy golave, e ka mposhtur bindshëm 3-0 Bolognën në udhëtim, raporton Gazeta Express.

Zikaltrit e nisen këtë takim furishëm duke e dominuar Bologën, e cila pas një çerek ore lojë e mori veten. Kjo bëri që Interi të dukej ai i vjetri me pak gjasa për të fituar.

Kështu e mbylli edhe pjesën e parë, më pak raste dhe pa gola.

Megjithatë, Radja Nainggolan, i ardhuri nga Roma këtë verë, zhbllokoi rezultatin me golin e tij debutues për Interin në minutën e 67-të.

I sapo futuri në lojë, Antonio Candreva, realizoi në minutën e 82-të, duke i dhënë siguri Spallettit.

Për ta vulosur fitoren e zikaltërve u përkujdes Ivan Perisic, që shënoi rreth pesë minuta pa mbaruar takimi.

Kështu, Interi tani ka një humbje, një barazim dhe një fitore, që ia sigurojnë katër pikë.

Bologna, në anën tjetër, ka dy humbje dhe një barazim. /Express/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY