Policia parandalon krimin në familje, 38 vjeçari tenton të vrasë vëllain

Policia parandalon krimin në familje, 38 vjeçari tenton të vrasë vëllain

515
0
Shares

Policia  e Cërrikut parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.

Në pranga ka përfunduar Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj,  i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur  nga dritarja e banesës armën e zjarrit.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesedhe i municionit” dhe  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY