Rrihet barbarisht 30 vjeçari në Dibër, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Rrihet barbarisht 30 vjeçari në Dibër, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

191
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person është plagosur me sende të forta në Dibër nga dy persona, pas një konflikti me motive të paqarta.

Sipas policisë, i plagosuri është J.B, rreth 30 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e barkut dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.Ja çfarë thotë policia në njoftimin e saj.

Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, banues në Dibër dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen. Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ngjarjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY