Qeni fundos ciftin shqiptar, i zbulon 290 mijë euro në kufirin italo-francez

Qeni fundos ciftin shqiptar, i zbulon 290 mijë euro në kufirin italo-francez

106
0
Shares

Një çift emigrantësh shqiptar me banim në Bresha të Italisë është ndaluar nga policia financiare italiane në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Italinë me Francës.

Gjatë kontrollit doganor çifti shqiptar i cili udhëtonte me një makinë me targa gjermane ka deklaruar se ishin nisur për pushime në Spanjë dhe se zotëronin vetëm 1500 euro cash. Por një kontroll më i imët i policisë italiane kishte identifikuar se çifti shqiptar ishte i papunë dhe e pashpjegushme udhëtimi i tyre drejt Spanjës.

Me ndihmën e repartit “cash dog” , të qënëve policor të stërvituar për kapjen e trafiqe të paligjshme , policia financiare italiane ka mundur të zbuloj rreth 290.450 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit . Paratë ishin mbyllur hermetikisht në pako plastike e bashkë me to u gjet dhe një kartë identiteti fallco.

Shuma e parave u sekuestrua nga financa italiane ndërsa çifti shqiptar është denoncuar me akuzën e riciklimit të paligjshëm.

Ndërkohë autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e prejardhjes së kësaj shume parash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY