Meta në krah të gazetares që denoncoi lidhje mafioze

Meta në krah të gazetares që denoncoi lidhje mafioze

66
0
Shares

Pas sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala ka reaguar edhe kreu u shtetit shqiptar Ilir Meta.

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Përmes një bisede telefonike Meta shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Gjithashtu mësohet se Kreu i shtetit ka komunikuar edhe me Drejtorin e Pergjithshem te Policise per kete ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY