Audiopërgjimi, Biba: Keqardhje për Biankun, nuk ma tha në sy ‘qasjen e...

Audiopërgjimi, Biba: Keqardhje për Biankun, nuk ma tha në sy ‘qasjen e papershtatshme”

49
0
Shares

Një ditë pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi ‘qasjen e papërshtatshme” të takimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg,  Ledi Bianku, nënkryetari i KQZ-së doli sërish në një prononcim për median ku këtë herë shprehu keqardhjen ndaj Biankut, që ai e quante mik të ngushtë.

Biba e etiketon bisedën në vitin 2014  me Biankun si “normaledhe mes miqsh” dhe shprehet i keqardhur që Bianku sia tha në sy qasjen e papërshtatshme

Denar Biba: I kam kërkuar të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të shtetit shqiptar për të mundësuar shtyrjen e afatit për ekzekutimin e një detyrimi i cili në atë moment në periudhën shkurt-mars 2014 kur qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të falimentonte ose do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat e shtetit shqiptar. Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh që për fat të keq gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme.  

Më vjen keq, më vjen jashtëzakonisht shumë keq që Bianku nuk e ndau me mua në atë moment, sy për sy, në atë moment qasjen e tij. Aty për aty ta ndërpriste bisedën dhe të ma komunikonte që mënyra si po i drejtohesha ishte e papëlqyer prej tij.

 Kjo nuk ndodhi kurrë, nuk ka ndodhur as në këto momente që ne po flasim dhe besoj se nuk do të ndodhi ndonjëherë përsa kohë që askush nuk ka guximin ta nxjerrë audion e plotë, nga e cila do të rezultojë ndër të tjera edhe fakti që zoti Bianku nuk e ndërpret asnjëherë bisedën dhe nuk shfaq shqetësim për bisedën si po shkon ajo dhe për çfarë jemi duke diskutuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY