FOTO/Rama frikë nga përgjimet? Kryeministri instalon programin që zhduk mesazhet

FOTO/Rama frikë nga përgjimet? Kryeministri instalon programin që zhduk mesazhet

72
0
Shares

Rama ka instaluar së fundmi në celularin e tij ‘Confide’, një program për kodimin e mesazheve për të gjitha aplikacionet. Rama ka shkarkuar programin në telefonin e tij, gjatë mbrëmjes.

Ky njoftim (në foto) i ka mbërritur të gjithë atyre përdoruesve të ‘Confide’ që kanë të regjistruar në celularin e tyre edhe numrin e kryeministrit.Ky program bën të mundur që mesazhet që vijnë në telefon të fshihen në mënyrë automatike sapo ti i ke lexuar ato.

Gjithashtu, programi fshin edhe mesazhet që ti dërgon, duke mos lënë asnjë gjurmë në celular, i cili edhe nëse hakerohet do rezultojë ‘i pastër’.

Çka është edhe më e rëndësishme lidhet me faktin se personi që ti i dërgon një mesazh nuk mund ta ruajë atë nëpërmjet ‘screenshot’, sepse programi nuk e lejon diçka të tillë.

Mësohet se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e kanë instaluar gjithashtu këtë program./Politiko.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY