VIDEO/PD zbulon skandalin me tenderat, Rama shpërblen miqtë dhe të afërmit e...

VIDEO/PD zbulon skandalin me tenderat, Rama shpërblen miqtë dhe të afërmit e tij

73
0
Shares

Në Shqipëri mund të fitosh një tender publik, vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Kështu e nis fjalën e saj deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Në deklaratën për mediat, ajo shprehet se rasti i fundit, që Partia Demokratike ka denoncuar për Edmong Begon, është një nga rastet më të mira jo e vetmja që tregon sesi jepen tenderat publikë në Shqipëri dhe krijohen kompanitë nga hiçi.

Kjo është e vërteta që serviret dhe nga shifrat e agjencisë së prokurimit publik. Për të fituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh një një mik i kryeministrit, thotë deputetja.

Ajo gjithashtu përmend dhe firmën ABS, të cilën PD e denoncon sot, jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit. Kompania ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot.

Kompania  Advanced  Bussines Solution zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së bashku me kompaninë B360 marrin pjesë në të njëjtën tender duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin.

Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE, kompania ABS ka patur ofertën më të lartë.

PD nxjerr të 27 tenderat që kompania ABS ka fituar që prej vitit 2013. Vetëm tenderi i fundit i marrë nga AKSHI ka një vlerë prej 1. 56 miliard lekësh.

Këto janë dëshmitë të ngritura nga partia demokratike të cilat dëshmojnë se po bëhet krim me dhënien e tenderave pa garë për të mbajtur dhe në këtë rast dhe familjen e kryeministrit./K.Balliu

Deputetja Jorida Tabaku, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 28 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY