Thirrja e këshilltarit: ‘Arrestoni Ramën, si Hoxha dikur tentoi të konfiskonte...

Thirrja e këshilltarit: ‘Arrestoni Ramën, si Hoxha dikur tentoi të konfiskonte pronat e shqiptarëve’

123
0
Shares

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas publikimit të skandalit me audio-përgjimin ku u tregua se qeveria “Rama” ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, për të bllokuar çështjet e pronave.

Në një postim, Topollaj shkruan “Arrestoni Edi Ramen, si Hoxha dikur tentoi te konfiskonte pronat e shqiptareve.”

Sipas Topollajt, sot u kuptua pse Gjykata e Strasburgut prej vitesh nuk pranon kandidatët për anëtarë të saj të propozuar nga Qeveria Shqiptare, të paktën për sa kohë ajo drejtohet nga Edi Rama.

Gjithashtu Topollaj shkruan se “ky veprim mafioz perben veper penale qe demton rende te drejten kushtetuese te njeriut per gezimin e prones private, ndaj dhe pergjegjesit duhet te ndeshkohen me burg.”

Postimi i plotë

Arrestoni Edi Ramen, si Hoxha dikur tentoi te konfiskonte pronat e shqiptareve.

Sot u kuptua pse Gjykata e Strasburgut prej vitesh nuk pranon kandidatet per anetare te saj te propozuar nga Qeveria Shqiptare, te pakten per sa kohe ajo drejtohet nga Edi Rama.

Kryeministri i vendit dergon gjobevenes per te shantazhuar anetaret e Gjykates se Strasburgut qe ata te lejojne qeverine e tij te shkeli te drejtat kushtetuese te shqiptareve.

Presioni qe i eshte bere Profesor Ledi Biankut ne emer te Edi Rames nga palacoja Denar Biba, per te lejuar Qeverine Shqiptare te mos trajtoje sipas parimeve te KEDNJ “ish” pronaret, perben nje perpjekje te njejte me ate te vitit 45 nga komunistet per te konfiskuar pronat dhe bashke me to dhe dinjitetin e shqiptareve qe trashegojne nje prone nga paraardhesit e tyre.

Kjo perpjekje qe eshte vertetuar nepermjet nje audiopergjimi te konfirmuar nga vete protagonistet e tij, kalon permasat e nje skandali qeveritar qe mund te mbyllet nepermjet doreheqjes se Kryeministrit, sepse ky veprim mafioz perben veper penale qe demton rende te drejten kushtetuese te njeriut per gezimin e prones private, ndaj dhe pergjegjesit duhet te ndeshkohen me burg. Te pakten keshtu do te ndodhte ne cdo vend normal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY