Jep dorëheqjen ‘live’, ministri i mjedisit ‘i zhgënjyer’ nga Macron

Jep dorëheqjen ‘live’, ministri i mjedisit ‘i zhgënjyer’ nga Macron

50
0
Shares

Ministri i Mjedisit  ka dhënë dorëheqjen në mënyrë dramatike pasi dyshonte nëse administrata është me të vërtetë e përkushtuar ndaj çështjeve të gjelbërta.

Nicolas Hulot, një personalitet padyshim i  lartë,  tha të martën në mëngjes për France Inter radio se  qëndrimi i tij kishte qenë një “grumbullim i zhgënjimeve”. Ai gjithashtu pohoi se ishte i shtyrë nga vetja e tij për vendimin.

Huloti është cilësuar si një prej figurave të politikës me popullaritetin më të lartë dhe largimi i tij do të ishte një goditje ndaj Macron.

“Është një vendim i ndershmërisë dhe përgjegjësisë”, shtoi ai duke deklaruar se ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij.

Dorëheqja është një goditje për presidentin francez, i cili është paraqitur si mbrojtës i marrëveshjes së klimës së Parisit në skenën botërore.

Ministri që po largohet tha se ai nuk i kishte thënë kolegëve të tij të kabinetit për dorëheqjen e tij paraprakisht, pasi ata do të kishin tentuar të ndalonin të largohej nga qeveria.

 

Z. Hulot kishte paralajmëruar më parë këtë qëndrim për shkak të  agjendës ambicioze e mjedisit e qeverisë mbi pamjaftueshmërinë e hapave për të trajtuar ndryshimet klimatike, për të mbrojtur biodiversitetin dhe për të adresuar kërcënimet e tjera mjedisore.

Në maj të këtij viti ai paralajmëroi se do të merrte në konsideratë pozicionin e tij gjatë verës, duke u thënë mediave franceze: “Një gjë që nuk bëj mirë është të gënjej, posaçërisht për veten time.

Deri në këtë verë do të kem elementë të mjaftueshëm për të vlerësuar nëse mund të kontriboj në këtë transformim shoqëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY