EMRI/Pa patentë dhe me drogë në makinë, arrestohet i riu nga Bulqiza

EMRI/Pa patentë dhe me drogë në makinë, arrestohet i riu nga Bulqiza

71
0
Shares
Një 27-vjeçar nga Bulqiza u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patentë. Në pranga ka rënë shtetasi S. Duriçi, ndërsa në makinën e tij u gjet edhe lëndë narkotike.

Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike e gjetur në mjetin e 27-vjeçarit kishte si destinacion shitjen. Duriçi nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve  të marra në rrugë operative, se një shtetas po përgatitej të shiste lëndë narkotike në doza të vogla, nga efektivët e Sektorit për Krimet në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në hyrje të qytetit të Bulqizës kanë ngritur  një pikë kontrolli ku kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin Sajmir Duriçi, ku gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se drejtonte automjetin pa u paisur me leje drejtimi.

Gjithashtu rezultoi se nën sedilen e pasme të automjetit kishte fshehur një çantë ku brenda saj kishte një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sattiva.
Nga informacionet e grumbulluara dyshohet se do ta shiste  në doza të vogla.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në fund të veprimeve të para hetimore u  arrestua në flagrancë shtetasi:
Sajmir Duriçi, 27 vjeç, banues në Dushaj-Bulqizë ( I dënuar  më parë për Vjedhje)

Materialet do ti referohen   Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Prodhimit dhe shitje të narkotikëve” , “Drejtim i  automjetit në mënyrë të parregullt ”, parashikuar nga nenet 283/1, 291  të Kodit Penal.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY