Deputeti i PD-së paguan shpenzimet e spitalit në Itali, prindërit mesazhe prekëse...

Deputeti i PD-së paguan shpenzimet e spitalit në Itali, prindërit mesazhe prekëse për djalin e sëmurë

116
0
Shares

Ishte nisma dhe bujaria e deputetit demokrat Bardh Spahia ajo e cila bëri të mundur që një djalë i sëmurë të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës.

Pas gjestit të tij, prindërit e djalit kanë shkruar në facebok lidhur me këtë dëshirë që deputeti ua bëri realiteti.

Hamdi Skeja shkruan në ‘facebook’ vuajtjet dhe sorollatjet për të shëruar të birin, në pamundësi ekonomike.

Statusi i plotë:

Të panjohur po me ndjenja njerëzore …

Miq , siç e dini se kam 6 vite që rropatëm rrugëve brenda e jasht vendit për shëndetin e tim biri . Kam pasur shumë mbështetje , por kam pasur edhe zhgënjime , sepse njerëz të ndryshëm kanë përfituar duke më premtuar gjëra të mëdhaja për qëllimet e tyre.
Gjithsesi , gjithkush do të marr atë që meriton.
Sonte nuk do zgjatëm por po ju them se të panjohurit më janë bërë shumë të njohur..

Ju do thoni çfarë ndodhi me deputetët ?!
-Pikërisht për këtë do shkruaj sot. Ka pasur deputet që i kanë dhuruar nga një kafe djalit, faleminderit . Të tjerë që kanë heshtur madje asnjë Telefon nuk e kanë bërë. Gjithsesi , unë e kam thënë e stërthënë disa herë. Djali im ka nevojë për para , për disa -disaaaa !
Por nga ana tjetër , ka njerëz që duan të bëjnë vepra në heshtje , pa zë, pa zhurmë, pa bujë, pa ulërima , por me shumë përzemërsi .

Ata kush janë ?! – Deputetët Z Bardh Spahia dhe znj Silvi Bardhi. E gjitha meritë e këtyre të dyve është ky udhëtim i yni drejtë Italisë .

Kam ditë që kam qenë në kontakt me të dy. Me të dy në çdo orë të ditës dhe natës. Dhe mê e veçanta se unë kurrë nuk jam ulur në një kafe me to.. Z Bardh Spahia , deputet i Parlamentit Shqiptar , kishte bërë pagesën e gjithë ekzaminimeve që do i bëhen djalit tim në një nder spitalet më të mira në Europë , spitali Gaslini në Genova.

Bardhi mi dërgon dhe më thotë : çfarë të vendosin doktorët atje pas ekzaminimeve pastaj flasim. E paçit jetën e bardhë ! Unë kam besim te Zoti i plotfuqishëm se Ai do t’ua shpërbleji një ditë me diell e dritë.

Ne po nisemi , pastaj Zoti e vendos çfarë do ndodhë. Edhe pse Zoti e di shumë mirë se çfarë duhet të bej!…

Por , nëse ata vendosin për operimet shteti shqiptar duhet të ngrihen në këmbë . TË GJITHË pa ngjyra politike. Por me ngjyra shpirtërore . Të gjithë bashkë do ja dalim !…
Mirë u lexofshim !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY