Studimi, ja sa orë gjumë në ditë i bën mirë shëndetit tuaj

Studimi, ja sa orë gjumë në ditë i bën mirë shëndetit tuaj

82
0
Shares

Studiuesit sugjerojnë se gjashtë deri në tetë orë gjumë në natë janë shumë dobishme për shëndetin e zemrës.

Sipas gjetjeve të një studimi të ri, nëse nuk plotësohen orët e duhura të gjumit, kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ose të një goditje në tru.

Hulumtimi, i paraqitur në Shoqatën Europiane të Kongresit të Kardiologjisë në Mynih, Gjermani, sugjeron që të mos privohen orët e gjumit ashtu sikurse dhe të mos teprohet me orët e tepërta në shtrat.

Autori i studimit Dr Epameinondas Fountas, i Qendrës së Kirurgjisë Kardiologjike Onassis në Athinë, Greqi, tha: “Gjetjet tona sugjerojnë se gjumi i tepërt ose shumë i paktë mund të jetë i keq për zemrën.

“Nevojiten më shumë kërkime për të sqaruar saktësisht pse, por ne e dimë se gjumi ndikon në procese biologjike, si metabolizmi i glukozës, presioni i gjakut dhe inflamacionet – të gjitha këto kanë ndikim në sëmundjen kardiovaskulare”.

Të dhënat janë nxjerrë nga marrja në studim e  më shumë se një milion të rritur në 11 hulumtime.

Ata që flinin më pak se gjashtë orë në natë ose më shumë se tetë orë ishin në rrezik të një rritje të zhvillimit ose vdekjes nga sëmundja e arteries koronare ose të një goditje në tru, sipas studimit.

Ata të cilët kanë marrë më pak se gjashtë deri në tetë orë gjumë në natë,  kishin një rrezik deri në 11 përqind më të madh, ndërsa ata që flinim më shumë se tetë orë kishin 33 përqind rritje të rrezikut gjatë nëntë viteve të ardhshme, thanë hulumtuesit.

Dr Fountas shtoi: “Të flesh më gjatë apo më pak nuk ka të ngjarë të jetë e dëmshme për shëndetin deri tani, por provat po grumbullojnë atë që privimi apo  zgjatja e orarit të gjumit duhet të shmangen”.

Burimi:News.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY