Plagosja në Lezhë, gjendet benxi i djegur, detajet

Plagosja në Lezhë, gjendet benxi i djegur, detajet

70
0
Shares

Vetëm pak minuta pas plagosjes së rëndë te Arben Gjinit në Lezhë është gjetur një makinë e djegur tip benx, i cili më herët ishte denoncuar si i vjedhur. Benxi u gjet në fshatin Kolsh. Dyshohet se kjo makinë është përdorur për atentatin. Goditja e Gjinit, 35 vjec, është kryer në fshatin Ishull rreth orës 20.45, ne nje lokal.

Një person u plagos rëndë sonte në Lezhë. Ai ka marrë plagë plumbi në shpatull dhe këmbë.

Personi i plagosur është transportuar për Tiranë, në spitaline  traumës, në gjendje të rënduar, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi.

Informacion i policisë:

Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY