Pique “lëshon shkëndijat”: Do të ishte bukur po të vinte Pogba

Pique “lëshon shkëndijat”: Do të ishte bukur po të vinte Pogba

54
0
Shares

Mosmarrëveshjet me Jose Mourinhon kanë bërë që Paul Pogba t’i kërkoj agjentit të tij për të gjetur një skuadër të re dhe kohët e fundit është përfolur shumë për një kalim të mesfushorit francez në Barcelonë.

Ka qenë mbrojtësi katalanas, Gerard Pique, ai që së fundmi i ka përforcuar këto zëra duke u shprehur se të gjithë do të ishin të lumtur nëse Pogba do të zbarkonte në “Camp Nou”.

Do të ishte bukur nëse do të vinte, do të ishim të gjithë të lumtur. Pogba është një lojtar i madh, por është një lojtar i United për momentin. Dhe ne e respektojmë atë klub bashkë me lojtarët e tyre”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Pique ka folur edhe për objektivat e sezonit.

“Do të ishte e gabuar nëse do të përqendroheshim vetëm te Champions League. Ne jemi një skuadër që jep më të mirën në La Liga, ku duhet më shumë vazhdimësi. Në Champions jemi të rrezikshëm kur gjithçka shkon mirë, por niveli është i lartë dhe ka shumë ekuilibër”, ka përfunduar Pique.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY