A ka një marrëveshje PD-PS? Bylykbashi jep përgjigjen

A ka një marrëveshje PD-PS? Bylykbashi jep përgjigjen

75
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, thotë se nuk ka asnjë marrëveshje midis dy partive të mëdha për sistemin zgjedhore, as të fshehtë dhe as të hapur. Ai thekson se e vetmja dakordësi është çështja e votës së emigrantëve që është një çështje që i përket zgjedhjeve të përgjithshme.

Reagimi i plotë:

Sqarim per nje lajm fundgushti:‎

Nuk ka asnje marreveshje PD-PS per sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur.

Aq me pak sistemi zgjedhor eshte ne diskutim per ceshtjen e votes se emigranteve. Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t’i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019.

As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY