Sherri me thika në Durrës ku u plagos rëndë 20-vjecari, arrestohen 2...

Sherri me thika në Durrës ku u plagos rëndë 20-vjecari, arrestohen 2 persona

148
0
Shares

Policia e Durrësit vuri në pranga dy persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të një 20-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 25 gusht, në lagjen Nr.15.

Të arrestuarit Nikoll Përlleshi 31 vjeç, Bibë Deda  48 vjeç, banues në Durrës dhe i shpalluri në kërkim J.B. 17 vjeç për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY