Nënkryetarit të bashkisë Mallakastër i djegin makinën, Alibeaj akuzon rëndë policinë

Nënkryetarit të bashkisë Mallakastër i djegin makinën, Alibeaj akuzon rëndë policinë

71
0
Shares
Foto Ilustruese

Partia Demokratike pretendon se djegia e automjetit të nënkryetarit të bashkkisë Mallakastër tre ditë më parë nuk ka qenë aksidentale sikundër njoftoi policia por zjarrvënie.

Enkelejd Alibeaj në një postim në facebook akuzon policinë për përpjekje për ta mbyllur sulmin e qëllimshëm ndaj Hajredin Serjanaj, që është dhe nënkryetar i PD-së.

Postimi i Alibeaj: 

Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.

3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.

Policia e Rames dhe Xhafes eshte faktuar edhe ne kete rast se eshte ne sherbim te krimit, jo te qytetarit te ndershem!

Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental.

 Heshtja dhe mbyllja me presion e nje akti kriminal mund t’i sherbeje qetesise se pushimeve te Rames, Xhafes, bandave dhe krimit, me te cilin bashkeqeverisin, por qetesia e tyre eshte e rreme!

Shume shpejt te pushtetshmit e sotem do te pergjigjen neser per çdo paligjshmeri dhe shkelje.

PD publikon pamjet: Si ja dogjën makinën nënkryetarit te Bashkisë Mallakastër, policia e quan aksidentale

PD publikon pamjet: Si ja dogjën makinën nënkryetarit te Bashkisë Mallakastër, policia e quan aksidentale

Publiée par BalkanWeb sur Dimanche 26 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY