Thaçi dhe Vuçiç takohen në Austri, çfarë pritet të diskutojnë

Thaçi dhe Vuçiç takohen në Austri, çfarë pritet të diskutojnë

60
0
Shares

Tashmë, në një moment delikat, pritet vetëm një takim ‘kokë më kokë’ i dy liderëve, mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Edhe pse jo ballë për ballë dhe vetëm, për të folur rreth debatit për korrigjim të kufijve, Vuçiç dhe Thaçi do të jenë në të njëjtën panel ku do të ballafaqojnë qëndrimet e tyre në një debat për një temë tjetër, që do të zhvillohet sot, e shtunë, në Forumin Europian Alpbach.

Sipas Klan Kosova, Thaçi e Vuçiq do të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE.

Ndërkohë Thaçi, ditën e premte, që sapo lamë pas,  kishte shkruar më parë në Twitter këtë mesazh:

“Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë”,

Përveç Thaçit e Vuçiqit, në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë si presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Forumi Europian Alpbach është një platformë interdisiplinare për shkencën, politikën, biznesin e kulturën, kryesisht e fokusuar në vendet e Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY