OSHEE me politika diskriminuese, deputeti socialist bën paralajmërimin e fortë për në...

OSHEE me politika diskriminuese, deputeti socialist bën paralajmërimin e fortë për në shtator

141
0
Shares

Në qytetin e Lezhës OSHEE vazhdon politika diskreminuese. Ky informacion është bërë me dije nga deputeti i partisë socialiste, Pjerin Ndreu.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se mjafton një rrebesh shiu apo një erë e lehtë dhe të gjitha zonat e Zadrimës, Torovicës, Tales, Shënkollit dhe Zejmenit, mbeten pa drita dhe gjithashtu shkruan se aty është krijuar një maskaradë e vërtetë me persona që ikin dhe vijnë jo sipas meritës.

Gjithashtu ai paralajmëron se do të kthehet fuqishëm në shtator për të ndaluar këtë situatë, teksa tashmë ka kaluar një kohë e madhe që deputeti Ndreu, është deputeti i kësaj zone dhe reagimi i tij vjen në momentin që situata del jashtë kontrollit.

Statusi i plotë:

“OSHE vazhdon politiken diskreminuese ne Lezhe. Pervecse ka lene zonen ne dite me te zeza ku mjafton nje rrebesh shiu apo nje ere e lehte dhe gjithe zonat e Zadrimes, Torovices, Tales, Shenkollit, Zejmenit jane ne terr, ka bere nje mish mash ne strukture dhe burime njerezore!

Per tu mbylle gojen dhe ca te paditurve qe i perkthejne statuset e mia si ju do fantazia e semure, ne Shator filloj si deputet me interpelance per gjendjen e krijuar. Nuk do ndalem asnje moment per te demasku kete maskarade qe luhet ne kurrizin e komunitetit te Lezhes. Me 0-investime dhe me katrahure strukture ku ik ai qe punon e vjen ai qe sben asgje nuk mund te luhet me! Ftoj qytetaret qe te kontribojne me cdo info qe kane!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY