Nuk i ekspozon fëmijët dhe bashkëshortin, moderatorja e njohur tregon arsyen

Nuk i ekspozon fëmijët dhe bashkëshortin, moderatorja e njohur tregon arsyen

130
0
Shares

Alketa Vejsiu gjithmonë tregohet e rezervuar përsa i përket jetës së saj private.

Moderatorja e njohur përherë është munduar që familjen e saj ta mbajë sa më larg syrit të publikut dhe medias. Janë të pakta rastet kur Alketa ka publikuar një fotografi me fëmijët e saj apo bashkëshortin.

Nëpërmjet ‘Instagram’-it moderatorja zhvilloi një intervistë dixhitale me ndjekësit e saj. Nga pyetjet vihet re se pjesa më e madhe janë të interesuar pikërisht për mungesën e familjes së saj në rrjete sociale.

“Pse nuk i nxjerr fëmijët asnjëherë në televizor apo në foto apo bashkëshortin”, “Për fëmijët e kuptoj që i mban larg mediave dhe daljeve tuaja publike dhe mirë bën, po bashkëshortin pse”, ishin disa nga pyetjet për Alketën. “Nuk kam nevojë të mbërrij më shumë se ç’kam dhe ta përdor dhe familjen si kartë suksesi për një fotografi perfekte”, – ka thënë Alketa.

Gjithashtu ajo ka treguar se telefonin e ka të mbushur me momente të bukura me fëmijët e saj dhe nuk është nevoja që t’i ndajë me gjithë të tjerët. Për më tepër Alketën e kanë pyetur se përse nuk bën dhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur se ndoshta mund ta bëjë ose të birësojë një fëmijë. /revistawho.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY