Ish-ministri: Absurd, pushtetarët dënohen kudo, tek ne për çdo gjë ‘fajin e...

Ish-ministri: Absurd, pushtetarët dënohen kudo, tek ne për çdo gjë ‘fajin e ka opozita’

55
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sërish situatën në të cilën duket se është drejtësia shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se në vende të tjera dënohen dhe presidentë, kryeministra, zyrtarë të lartë pa qënë nevoja për institucione të larta.

Pushteti ndëshkohet, thotë Manjani, ose me votë ose me ligj ose me të dyja bashkë!

Ai shkruan se  tek ne ndëshkohet shteti (me vetting) dhe pushteti trashet si zullum.Dhe gjithmonë e për çdo gjë “fajin e ka Opozita”…

Postimi i plotë në facebook

Absurd
———-
Sistemi i ndjekjes penale në Brazil, Malajzi, Pakistan, Korenë Jugut e madje edhe në Kinë i heton, gjykon e dënon zyrtarët e lartë që kur janë në detyrë.

Presidentë, Kryeministra e ministra (pa përmendur nivelet e tjera) dënohen.

I dënojnë pa qenë nevoja për SPAK,BKH, KLGJ, KLP, PPP, TTT, KKK, FFF, KNP, RMP, RTKT e tërr-mërr-mërr.

I dënojnë pa i thënë asnjë fjalë të vetme Ambasada Amerikane. As u kërcet fare për të!

I dënojnë gjatë kohës që janë në detyrë, jo thjesht kur bien nga fiku. Se kur bien nga fiku i dënojnë shumë shtete.

I dënojnë për hiçgjë krahasuar me ç’bëjnë udhëheqësit tanë Pro- Amerikanë, pro-Europiane, Pro-perëndim e pro-lindje, pro-lek e pro-valutë.

Kudo ku ka sadopak kulturë shteti, pushteti ndëshkohet. Ndëshkohet ose me votë ose me ligj ose me të dyja bashkë!

Kurse tek ne ndëshkohet shteti (me vetting) dhe pushteti trashet si zullum.

Dhe gjithmonë e për çdo gjë “fajin e ka Opozita”…

Mendja është gjë e madhe!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY